Agna Way

“... ËSHTË RRUGA JONË” është krijuar në bazë të vlerave, principeve, besimeve dhe përvojës së themeluesve të Agna Group, modeleve dhe njohurive më të suksesshme të bizneseve në mbarë botën si me dhe kontributin e njerëzve tanë ndër vite.

“... ËSHTË RRUGA JONË” shpreh mënyrën se si punojmë, dhe mënyrën se si ne motivojmë të punuarit në Agna Group. Është një udhërrëfyes për çdo punonjës që investon kohë dhe energji në këtë biznes, dhe që dëshiron të shikojë të ardhmen e vet brenda tij.

“... ËSHTË RRUGA JONË” drejton atë që ne bëjmë sot dhe parashikon të ardhmen.

Filozofia jonë e biznesit është një “formulë unike” e cila ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si mund të arrihet suksesi, një jetë më cilësore, dhe vlera e shtuar për ne dhe për grupet e interesit.

Ne jemi krenarë për gjërat që i bëjmë mirë, por ka edhe plot të tjera që duhen bërë edhe më mire. Ne besojmë se armiku i fjalës “shkëlqyer” është fjala “mirë”. Kjo është arsyeja përsë ne kemi përqafuar përmirësimin e vazhdueshëm, përshtatjen, dhe të qënit pjesë e një procesi dinamik duke përfituar, ndarë dhe vendosur në praktikë modelet më të mira.

1574346897_agnawayweb.jpg“... ËSHTË RRUGA JONË” është ndërtuar në bazë të KULTURES TE KORPORATES.

Kultura e korporatës është shpirti unik, shkëndija që i jep jetë çdo projekti dhe ideje.

Kultura e korporatës gjendet në gjërat e shkruara dhe të pashkruara, në historitë që ju tregojmë punonjësve të rinj ndërsa i përgjigjemi pyetjes: “Si bëhen gjërat në këtë organizatë?

Kultura ndikon dhe forcon sjelljet që kanë më shumë rëndësi. Ajo e bën organizatën më tërheqëse  për njerëzit e talentuar, dhe ndihmon që punonjësit më të mirë të qëndrojnë me ne.

Kultura ndihmon në ndërtimin e një sistemi imunitar të duhur për organizatën. Ajo siguron kontekstin brenda së cilit punonjësit ndërvepro­jnë me njëri-tjetrin dhe me grupet e interesit: klientët, konsuma­torët etj.

Kultura mund të ndihmojë ose të pengojë çdo strategji. Kultura jonë mbështetet në modelin dhe strategjinë e biznesit tonë, e cila është e bazuar tek ligjet e suksesit të biznesit dhe jetës.

Një kulturë e shëndetshme dhe konstruktive përmirëson produktivitetin dhe garanton sukses, ajo gjithashtu, siguron themelin për ndërtimin e një organizate etike, të shkëlqyer, dhe të qëndrueshme.
 

Si e zhvillojmë kulturën tonë?

Misioni, vlerat dhe vizioni janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e një organizate etike, të shkëlqyer dhe të qëndrueshme pasi ato i japin kuptim, drejtojnë sjelljet, frymëzojnë njerëzit të rritin performancën e tyre, ndikojnë në vendimmarrje, shtyjnë njerëzit të sillen në mënyrën e duhur, ndërtojnë karakterin e organizatës si dhe i japin formë  kulturës së saj.

Kultura është krijuar si kontribut i të gjithë punonjësve të korporatës. Ajo udhëheq sjelljen e çdo punonjësi.

Kultura e korporatës duhet të ushqehet dhe të forcohet vazhdimisht në mënyrë që të mbahet gjallë. Në gjithmonë mundohemi të jemi shembull i të jetuarit dhe një rol model i kulturës së korporatës, sepse veprimet flasin më shumë se sa fjalët.

Në Agna Group, përqafimi, respektimi dhe zbatimi i kulturës së korporates, nuk është subjekt dëshire i menaxherit apo liderit të skuadrës, nuk është subjekt i zgjedhjes personale të punonjësve, ajo është detyrë e gjithsecilit për ta kuptuar, respektuar dhe reflektuar atë çdo ditë, në çdo aspekt të biznesit,. Çdo njeri është rojtar i kulturës, është përgjegjësia dhe e dre­jta e tij të mos lejojë askënd tjetër që ta shkeli atë.

Për kulturën duhet të flasim në mënyrë të vazhdueshme dhe pozitive me kolegët, në grupe të vogla apo në skuadrat tona.

Të zgjedhësh njerëzit e duhur gjithmonë ndihmon forcimin e kulturës tonë. Për këtë arsye ne vazhdimisht pyesim veten: Si përshtatet ky person me kulturën tonë?

Ne besojmë që sa më shumë reflektohet kultura në punën tonë, aq më shumë rritet vlera e saj, aq më unike bëhet ajo, në këtë mënyrë ajo i mundëson organizatës tonë një avantazhtë fortë konkurrues në treg.

Shtatë kolona bazë të filozofisë tonë janë:

1. Në themel vlerat bazë;

2. Frymë udhëheqje në çdo nivel;

3. Përmirësim i vazh­dueshëm;

4. Komunikim i hapur me respekt;

5. Mençuri në vendim & Shpejtësi në zbatim;

6. Përballemi me realitetin & Vendosim objektiva sfidues;

7. Vetëdisiplinë & Ar­gëtim.

                                        

Shtatë kolonat e modelit “Është Rruga Jonë” janë në harmoni dhe janë të lidhura me njëra tjetrën. Çdo ndryshim që mund të ndodhë tek njëri nga elementët ndikon edhe tek elementët e tjerë. Ky është një model dinamik. Vlerat bazë janë në qendër të tij, janë themelet në të cilat është ndërtuar filozofia e Agna Group.

Frymë lidershipi në çdo nivel dhe Përmirësimi i vazhdueshëm janë të lidhura fort dhe janë shumë të rëndësishme për njëra tjetrën. Liderat gjithmonë synojnë përmirësimin e vazhdueshëm në çdo gjë: në njerëz, procese, produkte dhe shërbime. Nëse ata ndalojnë së përmirësuari, ata ndalojnë së qëni lider, dhe organizata ndalon rritjen e saj. Në të njëjtën kohë, këto dy elemente janë të domosdoshëm për elementët e tjerë në mënyrë që çdo gjë të përfundojë mirë. Këto elementë ushqehen nga vlerat bazë, dhe funksionojnë si një urë lidhëse mes vlerave bazë dhe elementëve të tjerë.

Duke pasur vlerat bazë në themel të vendimeve dhe veprimeve në biznesin tonë, duke kultivuar dhe forcuar Frymën e lidershipit në çdo nivel dhe duke u Përmirësuar vazhdimisht, synojmë të krijojmë një ambjent ku Komunikimi të jetë i hapur dhe me respekt, me Mençuri në vendim & Shpejtësi në zbatim, në këtë mënyrë organizata do të përgatitet për tu Përballur me realitetin & Vendosur objektiva sfidues. Kjo arrihet duke krijuar një kulturë Vetëdisipline & Ar­gëtimi, me qëllimin e vetëm, arritjen e objektivit vizionar. Implementimi i filozofisë së Agna Group është shumë  i rëndësishëm për ndërtimin e një organizate të suksesshme dhe të qëndrueshme.