Historiku

Zgjedhje dhe diversitet, është ajo çka ju ofrua shqiptarëve me rënien e komunizmit dhe disa njerëz i kanë bërë këto elemente pjesë të biznesit të tyre. Sillni sëbashku një botilues, shpërndarës, reklamues, tregëtar, ndërtues dhe agjent të pronave të patundshme dhe ju keni AGNA Group

AGNA sh.a u krijua nga bashkimi i Anonime Kakavi dhe Agna Investitor.

AGNA sh.a operon në dy sektorë kryesorë:  shpërndarje dhe prona të patundshme.    

Kompania e parë, Anonime Kakavi, u krijua në  vitin 1991, si importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve. 

Agna Investitor operon në fushën e ndërtimit dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka formuar një portofol  të rëndësishëm investimesh.ndër vite.

ALFA sh.a, u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe Pepsi Co. Në vitin 1997, Alfa sh.a ndërtoi nje fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa sh.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të Pepsit për territorin shqiptar në vitin 1999.

ALBARTEX sh.p.k  u ble  në vitin 2001. Kompani që operon në sektorin e reklamave “outdoor” dhe zotëron tashmë pjesën më të madhe të tregut. 

Në vitin 2003 u krijua agjencia ON TIME CONCEPT. Kjo agjenci ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve, studimeve të tregut dhe marrëdheniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri. 

Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe AGNA Group sigurisht e bën këtë. 

1599049544_Artboard.png

 

Historia jonë

2019
2018
2017
2016
Elbar Weiss eshte nje birre gruri  Shqiptare, e turbullt, e cila kombinon shijen e preferuar te birres Elbar me aromat dhe ndjesite e kategorise Weiss.  Rrotulloje dhe shijoje me miqtë!
Nescafé Azera Espresso është zgjidhja ideale për konsum të nxehtë dhe të ftohtë, si një Ekspres, Espresso Freddo ose Freddo Cappuccino, pa përdorimin e një makinerie.  Bëhu baristi i vetes tënde!
Quaker -  ‘’Hapi i parë për të filluar një ditë të mirë’’
Kudo ku ka festë dhe kalohet bukur, LAY'S® është aty, ashtu si ka qenë për më shumë se 75 vjet. Me shije pothuajse po aq të pasura sa historia e tyre, ato kanë shije dhe aromë të freskët të garantuar për të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.