Trajnimet

Tiranë, 27 Janar 2012-Filloi moduli i parë i trajnimit në Agna Leadership Academy

Agna Group ka tashmë Akademinë e saj të Leadershipit. Agna Leadership Academy filloi me trajnimin e parë për punonjësit në datën 27 Janar 2012.

E para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan, ndër të paktat në Evropë,  Agna Leadership Academy, do të ndihmojë punonjësit të rriten profesionalisht duke ju referuar standardeve më të mira të biznesit bashkëkohor.

Akademia do të ketë tre nivele dhe staf të përhershëm trajnuesish si edhe profesorë me kohë të pjesshme nga Shqipëria, Kosova, Evropa dhe India.

Modulet e Akademisë janë konceptuar me mundësi aplikimi të drejtpërdrejtë në praktikat e biznesit.