ALFA S.A. është botiluese zyrtare e Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; Prodhuese e ujit të famshëm Glina, dhe ujit mineral natyral Spring; Distributore e birrave Heineken, Amstel; e produkteve alkoolike të kompanisë së mirënjohur DIAGEO, e verërave Tsantali dhe lëngjeve të frutave Vivid.
ALFA S.A. u themelua më 1992 nga aksionerët: Vasil NAÇI, Kosta SOTIRI, Kristo NAÇI, Georg ZOIDIS. Zyrat qëndrore u vendosën fillimisht në Vrisera, Gjirokastër, 3 kilometra larg kufirit me Greqinë. Aktualisht, ALFA S.A ka zyra në Vrisera, Tiranë dhe Janinë (Greqi).
ALFA S.A e filloi aktivitetin e saj të biznesit si distributore zyrtare e Amstel /Pepsi Co. Në 1997, ALFA S.A ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë (në jug të Shqipërisë), e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit të ALFA S.A me prodhimin e Ujit të Famshëm Glina.
Megjithëse filloi si distributore e Amstel /Pepsi Co. suksesi e çoi ALFA S.A në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Distributorit zyrtar për territorin shqiptar në 1999.
ALFA S.A. ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!
Pije - Uje, Freskuese, Alkoolike