“SHARE UNMISSABLE MOMENTS” ME HEINEKEN

Heineken, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, në kuadër të fushatës “Share Unmissable Moments”, solli në Tiranë futbollistin e famshëm, kampion bote, Marco Matterazi.

Kampion bote me ekipin kombëtar të Italisë në vitin 2006 dhe fitues i UEFA Champions League në vitin 2010 me ekipin e Interit, Marco Materazzi ka luajtur në 49 ndeshje në Ligën e Kampionëve me ekipin e Interit dhe 249 ndeshje në total në Serinë A. Në karrierën e tij njihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë duke realizuar gjithashtu edhe 35 Gola në Serinë A.

Materazzi ishte prezent në eventin ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë sportivë tek hotel “The Plaza Tirana”, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre, shpërndau autografe si dhe u fotografua me të gjithë të pranishmit.


Më pas, Materazzi përzgjodhi 5 nga 25 fatlumët që do të kishin mundësinë të ndiqnin live në 8 Maj ndeshjen gjysmë-finale Ajax-Tottenham në Amsterdam.

25 fituesit e shpallur u bashkuan me 10 fituesit e promocionit online, ku konsumatorët e Heineken patën mundësinë të bëhen pjesë e shorteut, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke e regjistruar tek adresa www.heineken.com

Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, organizoi evente promovuese gjatë gjithë sezonit futbollistik dhe ofroi dhurata dhe argëtim për konsumatorët e tij, deri në ditën e finales së madhe më 1 Qershor.