Glina

Pse Glina është ujë me vlera të rralla nëtë githë botën?


Vetite e rralla e veçojnë Glinën nga çdo ujë tjetër, duke e bërë atë ujin perfekt për tryezën e çdo familjeje. I pasur në minerale dhe me përmbajtje të ulët natriumi, Glina është uji ideal për çdo moshë.


Glina ndihmon organizmin tonë duke përmirësuar Metabolizmin, Aparatin Tretës dh Aparatin Urinar. Glina përmban sasi të mëdha kalciumi, i cili është një element themelor për shëndetin e kockave tona.


Por efekti më i njohur i Glinës ndër shekuj është vetia për të shkrirë ose eleminuar në mënyrë natyrale gurët në veshka dhe tëmth, si dhe për të ndaluar riprodhimin e gurëve. Glina ndikon gjithashtu në diurezën natyrale të trupit dhe ka efekt të rrallë në tretjen e ushqimit.


  


Këto veti të rralla të ujit Glina, u zbuluan për herë të parë në vitin 1939 nga kërkimi shkencor i Prof. Praushic i Universitetit të Gracit (Austri). Ky kërkim shkencor, konfirmoi besimin që kishin krijuar ndër shekuj banorët e zonës për vetitë e rralla të ujit Glina për trupin e njeriut, të cilat u rikonfirmuan më pas edhe nga Kongresi i 5-të Mjekësor Mesdhetar në vitin 1998.


 


Cilësi e Çertifikuar


Cilësia e prodhimit të ujit Glina është çertifikuar më standartet ndërkombëtare ISO 9001 dhe ISO 22000.


Glina eksportohet me sukses në rajonin e Ballkanit, USA, EU dhe Kanada.


 


Glina, uji dhe historia në një emër...


Me emrin Glina shoqërohet nostalgjia e dhjetëra brezave që kanë ndarë me Glinën gëzime dhe trishtime në tryezat familjare. Glina na ka shoqëruar në familjet tona në fëmijëri, në rini, në ndërrimin e sistemit dhe vazhdon të jetë me ne. Glina ka ndihmuar në nevojë, ka mbështetur aktivitete social-kulturore. Glina është një ndër krenaritë shqiptare dhe vazhdon të jetë e dashur për të gjithë.








Agna Group © 2011
| Site Map | Terms & Conditions | Careers | Contact