TID Albania

Tirana International Development shpk (TID) është një kompani që u krijua për të lënë gjurmë në fushën e ndërtimit, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbime të një standarti më të lartë se konkurrentët. Në këtë mënyrë i ka shërbyer zhvillimit të mëtejshëm të ndërtimit në tregun shqiptar.

Shoqëria është themeluar në vitin 1998 në Tiranë. Aktivitetet e para ishin kryesisht në import-eksport, por duke qenë të vëmendshëm ndaj mundësive të reja, hynë në biznesin e ndërtimit dhe sot rradhiten si kompani lider me kontribut shumë të madh në ndërtimet civile.

Bashkëpunimi i tyre bëhet me firmat më profesionale në fushën e urbanistikës, arkitekturës kontabilitetit dhe në atë të çështjeve ligjore.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet ruajtjes së mjedisit dhe cilësisë së jetës për komunitetin. TID dëshiron që njerëzit të jetojnë në harmoni me qytetin e tyre dhe ndërtimet e tyre të realizojnë dëshirën për hapësira të sigurta dhe të kënaqëshme.

Vizioni i TID është të ruajë pozicionin e liderit në treg duke u identifikuar me cilësinë e ndërtimeve dhe me garancinë dhe besimin e përhershëm të klientëve dhe partnerëve.