Heineken shpërblen tifozët me një përvojë të paharrueshme në gjysmëfinalen e UEFA Champions League

Të ndjekësh live në stadium një ndeshje gjysëm finale të UEFA Champions League është një ëndërr për çdo sportdashës. Në ndeshjen e gjysmëfinales së UEFA Champions League që u zhvillua më 16 maj mes Inter dhe Milan, Heineken shpërbleu 10 fituesit e shorteut të promocionit UCL, si dhe 10 klientë besnikë, duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në stadiumin Giuseppe Meazza për të njekur live këtë spektakël futbolli, duke bërë kështu realitet ëndrrën e tyre.

 

Ndërsa mijëra konsumatorë të Heineken morën pjesë në promocionin e Uefa Champions League që zgjati 2 muaj, e u shpërblyen me dhurata çdo javë, 10 konsumatorë fatlumë, fituan përmes shorteut të mbajtur në datën 27 Prill, mundësinë të realizonin një ëndërr të bukur për të përjetuar live emocionet e një ndeshje spektakolare, mes yjesh futbolli dhe një atmosfere elektrizuese të krijuar nga fansat besnikë të futbollit.

Njëri prej fituesve të promocionit të Heineken u shpreh: "Kjo është për mua një ëndërr që bëhet realitet. Nuk kam fjalë që të shpreh atë çfarë ndjeva në stadium. Një eksperiencë e paharrueshme.  Faleminderit Heineken për këtë mundësi speciale!"

Bashkë me fituesit e shorteut, Heineken shpërbleu edhe 10 klientë besnikë, që kanë treguar përkushtim dhe besnikëri ndaj birrës Heineken.

Si sponsor zyrtar i UEFA Champions League, Heineken synon të krijojë një lidhje unike me tifozët dhe të ofrojë përvoja të paharrueshme për ta.

Ndërsa sezoni veror është kaq pranë, Heineken do  të vijë me surpriza, festa dhe aktivizime si kurrë më parë, ndëra feston sivjet, si në të gjithë botën, 150 vjetorin e saj. 150 vjet freski, gëzim, momente të bukura që do të zgjasin ndër breza, pa u ndalur!

STAY TUNED!