Spring në rrugëtim me kampionen Luiza Gega!

Prej disa vitesh, uji Spring bashkëudhëton me sportisten Luiza Gega, tashmë kampione Evrope, duke e shoqëruar në momentet e bukura të fitores, por edhe në momentet e mundimshme të përgatitjes.

Uji Spring, me përbërjen e balancuar të mineraleve, e cila është një karakteristikë unike e këtij uji, shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, është zgjedhja e kampiones prej disa vitesh. Spring ka qënë pranë saj pa bujë, pa trumpeta, për ta hidratuar dhe shoqëruar në përpjekjet e saj të jashtëzakonshme që u kurorëzuan me titullin e kampiones së Evropës, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Frymëzuar nga këmbëngulja e një kampioneje, uji Spring sjell për konsumatorët rrugëtimin e mrekullueshëm drejt arritjes së një ekuilibri unik me veten dhe natyrën. Bashkë me hapat e atletes Luiza Gega, Spring përcjell mesazhe të forta sociale në shumë dimensione që lidhen me rëndësinë e punës së palodhur, të mirat e aktivizimit me sportin, jetesës së shëndetshme dhe të jetuarit me angazhimin maksimal për të realizuar ëndrra të mëdha.

Me zemër të hapur dhe shumë dashuri, të themi: Faleminderit Kampione!

Për më shumë (kliko këtu)