Kërkesa duhet të përcaktojë:
- Emri dhe mbiemri i studentit që do të kryejë praktikën mësimore.
- Universiteti nga vjen dhe dega ku studion.
- Afati i kryerjes së praktikës dhe departamenti ku dëshiron ta kryejë.
- Dokumentet që duhen plotësuar nga ana e universitetit dhe e Agna Group.
Në rast përgjigjeje pozitive, përpara fillimit të praktikës, studentët do të zhvillojnë një trajnim të shkurtër pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore, në lidhje me: Njohjen e Agna Group, produktet dhe shërbimet, rregullat e brendshme, Kodin e Etikës, Filozofinë e Etikës së biznesit dhe njohjen e departamentit specifik.


