Follow us:
Shqip English
MENU

Politika e Cilësisë & Sigurisë Ushqimore

Politika e cilësisë dhe sigurisë e ALFA SH.A bazohet në Parimet e standardeve të implementuara, ka të përcaktuara Objektivat dhe Metodat e saj për të arritur qëllimet e përcaktuara.

Kjo politikë komunikohet në të gjitha nivelet e personelit si pjesë e procesit të drejtimit dhe njohjes së tyre me të gjitha parimet dhe proceset e punës brenda fabrikës. Ajo është e publikuar në fabrikën e ALFA SH.A dhe e hapur për publikun.

Parimet e Politikës

Themeli i kësaj politike qëndron në angazhimin e vazhdueshëm për t'i ofruar konsumatorit produkte të sigurta dhe cilësore, që jo vetëm i përgjigjen por edhe i tejkalojnë pritshmëritë e tyre, përmes novacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Për të arritur këtë, kompania ka përcaktuar:

Identifikimin e kërkesave dhe investimin e vazhdueshëm për të tejkaluar pritshmëritë e konsumatorit;
Propozimin e risive dhe novacionit të vazhdueshëm në produktet e ofruara;
Zhvillimin e produkteve të sigurta që nuk përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ);
Minimizimin e impaktit të pashmangshëm mjedisor, ekonomik dhe social në komunitet;
Trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të personelit si një nga asetet më të vyera;
Plotësimin e standardeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë: PepsiCo, Lipton, Heineken, etj.

Objektivat e Cilësisë & Sigurisë

• Njohja në sektor si sigurues i produkteve cilësore me profesionalizëm.
• Ushtrimi i aktivitetit në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe efiçente.
• Ruajtja dhe mirëmbajtja e integritetit të auditimit dhe certifikimit.
• Trajtimi i ankesave në kohë dhe marrja e masave korrigjuese/parandaluese.
• Sigurimi i konfidencialitetit të plotë të të dhënave të klientëve.

Metodat e Zbatimit (Cilësia & HACCP)

Cilësia: Përmbushet nëpërmjet Auditimeve të Brendshme, kontrolleve periodike të Sistemit të Menaxhimit nga trupa të akredituar (palë të treta), dhe trajnimeve të rregullta.

Siguria Ushqimore: Zbatimi i rreptë i Planeve HACCP nga i gjithë stafi nën mbikëqyrjen e Komitetit të Higjienës, duke minimizuar ose eliminuar çdo rrezik gjatë prodhimit, paketimit dhe shpërndarjes.

"Asnjë kosto financiare nuk mund të zëvendësohet me vlerën e kënaqësisë së klientëve, kur shqetësimi ynë është që t'i ofrojmë atyre produkte cilësore dhe të sigurta."

Politika e Cilësisë & Sigurisë Ushqimore