Follow us:
Shqip English
MENU
AGNA KOSOVA L.L.C

AGNA KOSOVA L.L.C, pjesë e Agna Group, operon në sektorin e Distribucionit të Produkteve të konsumit të shpejtë (FMCG) në të gjithë territorin e Kosovës.

Profili i Kompanisë

AGNA KOSOVA L.L.C e filloi operimin në tregun e Kosovës në vitin 2010, me qendër në Prishtinë.

I gjithë stafi i AGNA KOSOVA ndjek programin e plotë të Agna Leadership Academy mbi ndërtimin e mendësisë dhe kulturës së duhur, si edhe trajnime të vazhdueshme dhe bashkëkohore mbi fushat e ndryshme të operimit në biznes si: financë, marketing, inovacion, shitje, design etj.

Kompania ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar distribucioni në të gjithë Kosovën, me rreth 12 partnerë lokalë. Ajo zotëron asete kapitale si: magazina, zyra, prona të patundshme, dhe flotë distribucioni.

AGNA KOSOVA L.L.C ka një dedikim të jashtëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të biznesit, përmes shërbimeve të shpejta e cilësore në përmbushje të nevojave të klientëve dhe konsumatorëve, duke qenë efikas, të besueshëm dhe miqësorë.

Na ndiqni në Facebook

Misioni

AGNA KOSOVA L.L.C ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

Aktualisht nuk ka projekte të publikuara për këtë sektor.

Produkte

Portofoli i produkteve që tregtohen nga AGNA KOSOVA L.L.C përfshin brande lider ndërkombëtare të ndara sipas kategorive kryesore:

Ujërat & Pijet Freskuese: Glina, Spring, Pepsi, Ivi, 7-up, Lipton Ice Tea dhe pija energjike Dragon Heart.
Kafe & Verëra: Nescafe RTD (Ready to Drink) dhe verërat prestigjoze JP Chenet.
Ushqime & Snacks: Lay's, Heinz, Rodon, Apolon, Wienna dhe Taze.
Kujdesi Personal & Detergjentë: Everyday, Babylino, Bella Soft dhe Rolco.