Follow us:
Shqip English
MENU

Vende Vakante

Mirëseerdhët në platformën tonë të punësimit. Më poshtë do të gjeni pozicionet aktive të punës në kompanitë e Agna Group.

Agna Group Vacancy

Agjent Shitje

Shitje
Tiranë Full-Time Afati: 22.10.2026

Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh në Departamentin Beverages për qytetin e Tiranës.

 

Detyrat kryesore:

  1. Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
  2. Realizon objektivat e shitjes.              
  3. Ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
  4. Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.  
  5. Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.  
  6. Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja.
  7. Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania.
  8. Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  2. Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  4. Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat.
  5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  7. Leje drejtimi automjeti.

 

Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën: hr@agnagroup.com

Afati i aplikimeve: 22/10/2026.