Follow us:
Shqip English
MENU
ALFA SH.A

ALFA SH.A është botiluese/prodhuese zyrtare për Shqipërinë dhe Kosovën e Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; Prodhuese e ujit të famshëm Glina, e ujit mineral natyral Spring, e pijes energjike Dragon Heart dhe e birrës Elbar; Distributor i birrave Heineken, Amstel; e produkteve alkoolike të kompanisë së mirënjohur DIAGEO.

Profili i Kompanisë

ALFA SH.A. u themelua më 1992 nga aksionerët: Vasil NAÇI, Kosta SOTIRI, Kristo NAÇI, Georg ZOIDIS. Zyrat qendrore u vendosën fillimisht në Vrisera, Gjirokastër.

ALFA SH.A e filloi aktivitetin e saj të biznesit si distributore zyrtare e Amstelit dhe Pepsi Co. Në 1997, një moment historik për ALFA SH.A, shënoi fillimin e aktivitetit të prodhimit. ALFA SH.A ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë (në jug të Shqipërisë), e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimun e Ujit të Famshëm Glina. Suksesi e çoi ALFA SH.A në marrjen e statusit të Botiluesit zyrtar për territorin shqiptar në 1999. Në vitin 2020, ALFA SH.A filloi prodhimin e birrës Elbar, e cila është edhe birra numër 1 në Shqipëri.

Ata trajnohen vazhdimisht nga kompanitë lider në teknologjitë e prodhimit si Krones, si edhe nga partnerët ndërkombëtarë si PepsiCo, Unilever dhe Heineken.

I gjithë stafi i ALFA SH.A ndjek programin e plotë të Agna Leadership Academy mbi ndërtimin e mendësisë dhe kulturës së duhur, si edhe trajnime të vazhdueshme dhe bashkëkohore mbi fushat e ndryshme të operimit në biznes si: prodhim, financë, marketing, inovacion, design etj.

Teknologjia super moderne siguron cilësi maksimale dhe efiçencë në operacionet e prodhimit. Kjo mundëson plotësimin e standardeve më të larta të cilësisë së prodhimit dhe përmbushjen e nevojave të klientëve dhe konsumatorëve tanë.

ALFA SH.A ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar distribucioni në të gjithë Shqipërinë, me rreth 40 partnerë lokalë.

ALFA SH.A është një partner dinjitoz i kompanive ndërkombëtare si Pepsi Co. dhe Unilever të cilat i kanë besuar edhe projekte co-packing për tregje të tjera jashtë Shqipërisë, si Greqia, Izraeli, etj.

ALFA SH.A është një bashkëpunëtor serioz për sistemin bankar, tatimor, dhe të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare me të cilat ka bashkëpunim.

ALFA SH.A punon me dedikim dhe profesionalizëm për ndërtimin e brandeve të forta dhe promovon inovacionin për të ofruar produkte, shije dhe paketime që janë të dëshiruara e të nevojshme për konsumatorët.

Si pjesë e Agna Group, ALFA SH.A ka dedikim të jashtëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të zinxhirit të biznesit, nga përzgjedhja e lëndëve të para, prodhimit, magazinimit, shpërndarjes, marketingut strategjik të brandeve e deri tek marrëdhënia me konsumatorin.

Misioni

ALFA SH.A ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

Aktualisht nuk ka projekte të publikuara për këtë sektor.

Produkte

Eksploroni portofolin e gjerë të produkteve të ofruara nga ALFA SH.A: