1. Identifikimi i pozicionit të lirë të punës: Në momentin që kompanitë ose departamentet e Agna Group, në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, identifikojnë nevojën për një pozicion vakant, parashtrojnë kërkesat dhe kriteret specifike.
2. Njoftimi për pozicionin vakant: Të gjitha njoftimet vendosen në faqen zyrtare të Agna Group, në programet e komunikimit të brendshëm, postohen në mediat sociale dhe portalet e punësimit.
3. Mbledhja e aplikimeve: Çdo person mund të aplikojë nëpërmjet plotësimit të formularit on-line në faqen zyrtare, ose duke plotësuar të dhënat dhe ngarkuar CV-në në linkun e njoftimit.
4. Përzgjedhja e CV-ve: Pasi shqyrtohen të gjitha CV-të, bëhet përzgjedhja paraprake e aplikantëve që përmbushin pjesën më të madhe të kritereve.
5. Parapërzgjedhja: Zhvillohet një intervistë e strukturuar telefonike dhe caktohet një ditë takimi me kandidatët që konfirmojnë përputhshmërinë me kriteret.
6. Intervitsa e parë: Konsiston në realizimin e një interviste të strukturuar, testimit teknik që mat aftësitë në varësi të pozicionit dhe një testi për profilin psikologjik.
7. Paneli përzgjedhës: I përbërë nga 2 deri në 5 persona (HR dhe departamenti kërkues) për të vlerësuar në detaje njohuritë teknike.
8. Intervista me eprorin e drejtpërdrejtë: Takime me drejtuesin e drejtpërdrejtë ose me drejtuesit e tjerë të lartë për të marrë vendimin përfundimtar.
9. Oferta: Komunikimi i kushteve të punës, paketës së përfitimeve dhe detajeve specifike përpara marrëveshjes përfundimtare.



