Historiku

Zgjedhje dhe diversitet, është ajo çka ju ofrua shqiptarëve me rënien e komunizmit dhe disa njerëz i kanë bërë këto elemente pjesë të biznesit të tyre. Sillni sëbashku një prodhues, botilues, distributor, investitor në energji, në ndërtim, hoteleri dhe zhvillues të pronave të patundshme dhe ju keni AGNA Group

Kompania e parë, Anonime Kakavi (tani Agna sh.a), u krijua në  vitin 1991, si importuese dhe distributore ekskluzive e kompanive të mirënjohura në kategorinë ushqimore si Nestle, Misko, Barrilla, Chipita, Lay’s, Heinz, Marbo, etjerë; në kategorinë e detergjentëve dhe kujdesit personal si Beohemija, Mega, si edhe në kategorinë e cigareve të kompanisë Karelia. 

Agna Sh.a operon gjithashtu edhe në fushën e investimeve të energjisë, të hotelerisë, ndërtimit, dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka krijuar një portofol të rëndësishëm investimesh ndër vite.

ALFA Sh.a, u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe PepsiCo. Në vitin 1997, Alfa sh.a ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa sh.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të Pepsi, Ivi, 7up dhe Lipton për territorin shqiptar në vitin 1999, dhe  për Kosovën në vitin 2019.

ALBARTEX Sh.p.k u bë pjesë e Agna Group  në vitin 2001. Kompania operon në sektorin e reklamave “outdoor” ku ka fituar ndër vite pjesën më të madhe të tregut. 

Në vitin 2003, u krijua agjencia ONTIME CONCEPT. Kjo agjensi ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve, studimeve të tregut dhe marrëdhëniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri. 

Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe AGNA Group sigurisht e bën këtë.

HISTORIA JONË (kliko për të vazhduar)

1599049544_Artboard.png