Partneret

1640081310_5ef2e438631787.576943997f98c.png 

Në vitin 1992, Alfa Sha nisi bashkëpunimin e shumëpritur me PepsiCo për shpërndarjen e pijeve freskuese me gaz Pepsi dhe Ivi si i vetmi distributor zyrtar në tregun shqiptar. Prej vitit 2016, Agna Sha nisi bashkëpunimin me Marbo Product d.o.o duke u bërë distributor zyrtar i Lay's për Shqipërinë.


1640081773_HeinekenInternationallogo.png 

Alfa sha nisi bashkëpunimin me kompaninë Heineken që prej vitit 1991 kur importoi për herë të parë në Shqipëri birrën Amstel. Një partneritet që u zgjerua më pas me importin e birrës Heineken. Bashkëpunimi dhe biznesi janë përforcuar vit pas viti, duke sjellë kështu rritje për secilën palë.


1640081858_Worknestle.png  

Në vitin 2010-të, Agna Group nisi partneritetin me Nestlé, kompaninë më të madhe ushqimore në botë, për shpërndarjen në tregun shqiptar e disa prej brandeve të saj më të suksesshme si Nescafé, Maggi, Nesquik e shumë të tjera. Nestlé: Good Food, Good Life!


 1640082124_MEGAdisposables.jpg 

Mega Disposables S.A.  është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të produkteve të higjienës personale në Evropë. MEGA distribuon produktet e saj në të gjithë Ballkanin, ku numëron mbi 10 vite partneritet me Agna Group që nga viti 2010-të për territorin shqiptar.


1640249081_fbdd7b6d4fd22ade84824e70c25460b2XL.jpg

Karelia është kompania më e madhe greke sa i takon prodhimit dhe distribucionit të produkteve të duhanit. Aktualisht, Karelia eksporton produktet e veta në mbi 70 vende të botës. Që prej vitit 1995, Agna Group është distributor ekskluziv i produkteve Karelia në tregun shqiptar. Bashkëpunimi ka rezultuar mjaft i sukseshëm duke vendosur produktet Karelia në eliten e tregut të cigareve në Shqipëri. 


1641304444_DiageoLogo.png

DIAGEO, i themeluar në vitin 1997, është një lider global në pijet alkoolike. Ata prodhojmë një koleksion të jashtëzakonshëm prej mbi 200 markash - të vjetra dhe të reja, të mëdha dhe të vogla, globale dhe lokale - të shijuara në më shumë se 180 vende anembanë botës.

Që prej vitit 2004, Agna Group është distributor ekskluziv i produkteve DIAGEO në Shqipëri . Sot, duke ndarë vlera të përbashkëta dhe të frymëzuar nga idetë, filozofia dhe guximi veprojmë me të njëjtën frymë sipërmarrëse dhe vendosmëri.


1641304707_BarillaLogo.png

Agna sha, nisi bashkëpunimin me kompanine BARILLA S.A, lider botëror në prodhimin e makaronave dhe salcave të gatshme, nën pronësinë e familjes italiane Barilla. Që prej vitit 1995, shpërndajme makaronat dhe salcat më cilësore në treg, nën emrin e brandit të njohur Barilla.


1641305015_nrrj5nc2kpuazk46tbai.jpg

Chipita është themeluar në Greqi në vitin 1973. Ata spikaten për prodhimin dhe tregtimin e produkteve Snacks të kripura dhe të ëmbla. Produktet e tyre me shije te larmishme, sot tregtohen në më shumë se 56 shtete në të gjithë botën.

Në vitin 1995, Agna Sha ka nisur bashkëpunimin me kompaninë Chipita SA. Ndër të tjera produkte të suksesshme, veçohet lancimi i kruasantit Molto. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, sot Chipita Global është pjesë e kompanisë së madhe Mondelēz International.


1641305211_1561019680877.jpg

Në vitin 2016-të, Agna Group nisi bashkëpunimin me Al Grosso, kompani importuese dhe distributore lider e produkteve të njohura botërorë si Pez, Chupa Chups dhe Lind. Kompania operon në vendet e Evropës Juglindore si Serbia dhe Mali i Zi.


1641305339_download.png

Mako market është një kompani prodhimi dhe distribucioni për produktet e konsumit të shpejtë. Ajo operon në tregun maqedonas që nga viti 1990 si një kompani distributore e markave ndërkombëtare që janë në pozitën e liderit apo sfiduesit. Në vitin 2002 kompania filloi një kapitull të ri duke u hyrë në industrinë e prodhimit të një game produktesh të konsumit të shpejtë si biskota, embëlsira, vafera, kokoshka etj. Në vitet që pasuan kompania e shtoi gamën e produkteve me brande si Wienna, Taze, Apolon dhe Moe Kolace, me 14 lloje të embëlsirave dhe prodhimeve vafera.

Bashkepunimi me Agna Group nisi në vitin 2017-të. Mako Market është krenare të prezantojë në tregun vendas edhe në tregje të tjera të rajonit produkte me cilësi dhe standarde të larta.