Pepsi Taste Challenge, është një koncept sa i thjeshtë aq dhe unik. Bëhet fjalë për një aktivitet marketing i PepsiCo që prej vitit 1975, i organizuar si një testim “i verbër” (blind test). Në vende publike, një përfaqësues i Pepsi-t vendos një tavolinë me dy gota transparente ku njëra ka Pepsi dhe tjetra konkurrentin e tij. Konsumatorët ftohen të provojnë pijet dhe të zgjedhin shijen që u pëlqen. Kur Pepsi Taste Challenge filloi në Shqipëri, synimi ishte i thjeshtë dhe i qartë: Shija e preferuar do të vendoset nga konsumatorët! Dhe pikërisht ata vendosën.
11’137 persona u bënë pjesë e Pepsi Taste Challenge nga 15 Korriku deri me 4 Shtator në 18 qytete të Shqipërisë. 57% e pjesëmarrësve zgjodhën shijen e Pepsi-t si të preferuarën e tyre.
Ishte një rrugëtim shumë i veçantë ku patëm mundësinë të njihnim akoma më shumë nga admiruesit tanë, por edhe shumë nga ata të cilët do të bëhen admirues të Pepsit në të ardhmen.
Pepsi është prezent në Shqipëri që prej vitit 1991 dhe sot paketohet dhe shpërndahet në të gjithë Shqipërinë duke ruajtur cilësinë e lartë sipas kërkesave dhe standardeve të PepsiCo. Ndër vite, Pepsi Shqipëri vijon të aktivizojë me sukses fushatat ndërkombëtare marketing duke patur në mendje gjithmonë konsumatorin shqiptar dhe preferencat e tij.
Faleminderit që morët pjesë në këtë sfidë interesante dhe falëminderit që zgjodhët Pepsi si pijen tuaj freskuese të preferuar.
#fortheloveofit #ndiqshijentënde #pepsialbania