Birra Elbar, e cila prej disa vitesh është lider në tregun shqiptar, ka fituar në muajin Qershor MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024, për standardet më të larta në cilësinë, imazhin, paketimin dhe shijen e birrës.
Ky çmim prestigjoz iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve në Vienë, Austri, me pjesëmarrjen e prodhuesve më prestigjozë nga i gjithë globi.
Medalja e artë është një vlerësim i rëndësishëm për këtë markë birre ‘made in Albania’, duke u bërë kështu një krenari shqiptare.
Birra shqiptare Elbar që prodhohet në fabrikën e Glinës me standardet më të larta të prodhimit, dhe teknologjinë më moderne nga Krones, është bërë prej vitesh pjesë e pandashme e jetës së konsumatorëve shqiptarë. Përmes ‘FESTËS SË MIQËSISË’, prej 9 vjetesh shëtit çdo verë në shumë qytete duke sjellë tingujt e muzikës së zgjedhur, shumë argëtim dhe surpriza, bashkë me shijen e birrës Elbar.
Birra shqiptare që na bën krenar!
(Për më shumë foto nga eventi kliko këtu)