Festa e Miqësisë, si çdo vere për 9 vjet radhazi, udhëtoi në shumë qytete të Shqipërisë për 31 ditë, duke dhuruar një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit.
Birra Elbar me miqtë dhe muzikën e përzgjedhur nga këngëtarë të mirënjohur si Anxhela Peristeri, NRG Band, Three Dots, West Side Family, Vesa Luma, Mateus Frroku,Offchestra, etj, gjallëruan mbrëmjet e shumë qyteteve duke kulmuar në datat 6-8 Shtator në kryeqytet, në sheshin Skënderbej në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Përgjatë çdo ditë të rrugëtimit të saj, Festa e Miqësisë organizoi lojëra, shorte dhe argëtim pa fund për pjesëmarrësit, të cilët patën mundësi të shijonin kohë cilësore me miqtë, familjet e tyre dhe birrën Elbar.
Tradita e kësaj feste do të vazhdojë edhe në vitin 2025, duke i ofruar miqve mundësinë të kalojnë mbrëmje verore të paharrueshme me birrën Elbar.
FESTA E MIQËSISË, FESTË PËR MIQ TË VËRTETË!
(Për më shumë foto nga festa kliko këtu)