NJOFTIM! Tërheqje vullnetare produkti

Kompania AGNA, distributore zyrtare e Nestlé, po ndërmerr një tërheqje vullnetare të një produkti të caktuar dhe të një loti specifik të qumështit për foshnja që tregtohet në tregun shqiptar. Produkti që tërhiqet është:

NAN 1 OPTIPRO NWPB118-2 6X800g AL
Loti: 51230346AE
Data e skadencës: 30/05/2027

(Në tregun shqiptar janë shpërndarë vetëm 20 copë me këtë kod, të cilat po tërhiqen nga kompania.)

Kjo tërheqje vullnetare është një masë parandaluese, për shkak të pranisë së mundshme të bakterit cereulide, i cili prodhohet nga mikroorganizmi Bacillus cereus, në një nga përbërësit e furnizuar të Nestlé, i cili është përdorur në lotet në fjalë.

Dëshirojmë t’ju informojmë se nuk ka pasur raporte të konfirmuara për ndonjë sëmundje që lidhet me konsumimin e produktit të mësipërm. Megjithatë, për arsye të kujdesit të shtuar, Nestlé ka vendosur të ndërmarrë këtë tërheqje vullnetare, në përputhje të plotë me protokollet strikte të cilësisë dhe sigurisë që zbaton dhe pas njoftimit të autoriteteve përkatëse.

Konsumatorët që kanë blerë produktin e mësipërm këshillohen të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes nga ku e kanë blerë, për rimbursim të plotë, pa qenë e nevojshme paraqitja e faturës së blerjes.

Nëse ka shqetësime lidhur me ushqyerjen dhe shëndetin e fëmijës tuaj, rekomandohet të kontaktoni pediatrin tuaj.

Dëshirojmë t’ju sigurojmë se të gjitha produktet e tjera të ushqyerjes për foshnja si dhe produktet e tjera të Nestlé, që nuk janë të përfshira në këtë masë, nuk janë të ndikuara dhe janë të sigurta për konsum.

E kuptojmë se ky njoftim mund të ketë shkaktuar shqetësim te prindërit dhe jemi në dispozicion për çdo informacion ose pyetje shtesë. Linja jonë e shërbimit ndaj konsumatorit është në dispozicionin tuaj në numrin e telefonit: +355 689002047.

Kërkojmë ndjesë sinqerisht për çdo shqetësim të mundshëm dhe ju garantojmë se siguria dhe shëndeti i foshnjave janë prioriteti ynë absolut.