Agna Group është themeluar në vitin 1991 dhe është kompania lider në sektorin FMCG.
Ajo është prodhuese e brandeve të mirënjohura shqiptare: Glina, Spring, Elbar, Dragon Heart dhe përfaqësuese zyrtare e brandeve me famë ndërkombëtare si: Pepsi, Nestle, Heineken, Lipton etj.
Aktiviteti i saj përfshin prodhimin, shërbimin, shpërndarjen, hidroenergjine, sektorin reklama/advertising, sektorin e ndërtimit, etj.
Misioni i Agna Group është: Të punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet, kontribuon dhe shton vazhdimisht vlerë të punonjësit, klientët, partnerët dhe komunitetin, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.