NJIHU ME SEKRETET E “MJESHTËRO BIZNESIN” Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave të mjedisit ku operoni. Event-trajnimi “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuritë, mjetet, sistemet, praktikat më të mira dhe strategjitë e duhura për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe të suksesshme. “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar posaçërisht për sipërmarrësit, drejtuesit e kompanive, menaxherët e të gjitha niveleve, si edhe për këdo që aspiron korretësi dhe sukses në botën e biznesit. Ky program ju ndihmon të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t'i implementoni ato menjëherë për të arritur rezultate konkrete dhe të matshme në përditshmërinë tuaj profesionale.
Mjeshtëro Biznesin nga Vasil Naçi



