10 vite Festa e Miqësisë! Si çdo verë, edhe këtë vit Birra Elbar udhëtoi në shumë qytete të Shqipërisë për 24 ditë rresht, duke dhuruar pa kursim muzikë, argëtim maksimal dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit. Ky edicion i veçantë 10-vjetori solli një setup tërësisht modern, duke ndezur atmosferën në sheshet kryesore. Birra Elbar bëri bashkë miqtë e vjetër dhe të rinj nën tingujt e artistëve më të dashur të skenës shqiptare, si Anxhela Peristeri, Renis Gjoka, Luiz Ejlli, Aurela Gaçe dhe shumë të tjerë, duke konfirmuar statusin e saj si festa më jetëgjatë dhe festive e verës.
Festa e Miqësisë



