Follow us:
Shqip English
MENU
ONTIME CONCEPT

Agjencia ONTIME CONCEPT u krijua në vitin 2003, si pjesë e Agna Group, për t’ju ardhur në ndihmë organizatave të biznesit në krijimin e strategjive marketing dhe shitjeje, në organizimin e aktiviteteve promocionale, në studime tregu dhe marrëdhënie me mediat.

Profili i Kompanisë

Orientuar drejt nevojave të klientit, të angazhuar plotësisht për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për të ofruar avantazh konkurrues në treg, OnTime Concept krijon sukses duke forcuar pozitën e biznesit dhe imazhin e korporatës.

Ekipi profesionist i OnTime Concept ofron mbështetje strategjike, afatgjatë për klientët, nga konceptimi tek realizimi final, multi-dimensional i komunikimit dhe aktivizimit të brandeve, përmes fushatave të integruara marketing 360 gradë.

OnTime Concept vepron në mënyrë proaktive dhe produktive duke marrë iniciativat e duhura në kohën e duhur. Klientët tanë janë partnerët tanë dhe suksesi ynë matet me suksesin e tyre.

Misioni

ONTIME CONCEPT ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

OnTime Concept krenohet me një portofol të pasur bashkëpunimesh dhe projektesh të realizuara me sukses për klientët tanë ndër vite, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata besimi.

Produkte dhe Shërbime

OnTime Concept ofron një paketë të plotë shërbimesh marketing dhe komunikimi strategjik:

Strategji Marketingu & Shitjesh: Planifikim strategjik, fushata të integruara 360 gradë dhe pozicionim brandi në treg.
Aktivitete Promocionale & Evente: Organizim i eventeve korporative, BTL (Below the Line) marketing dhe aktivizim i drejtpërdrejtë i markave.
Studime Tregu & PR: Kërkime dhe analiza tregu, marrëdhënie të ngushta me mediat, menaxhim i reputacionit dhe imazhit publik.