Lipton Ice Tea sjell një risi të dyfishtë dhe të rëndësishme në tregun vendas: lançimin e paketimit të ri PET në formatet komode 0.5L dhe 1.5L, si dhe fillimin e fushatës së re ndërkombëtare “Çdo gjë ndryshon me Lipton Ice Tea”. Formatet e reja PET prodhohen për herë të parë në Shqipëri, duke përdorur linjën e re ultra-moderne dhe aseptike të instaluar në fabrikën tonë të Glinës, duke garantuar freski maksimale.