Birra Elbar ka fituar zyrtarisht në muajin Qershor MEDALJEN E ARTË në konkursin prestigjoz ndërkombëtar Monde Selection 2024 të mbajtur në Vienë, Austri. Ky vlerësim maksimal u dha për standardet më të larta të treguara në cilësi, imazh korporativ, paketim funksional dhe shije unike të birrës. Ky çmim prestigjoz është një krenari e madhe shqiptare për punën e bërë në fabrikën tonë të Glinës.