Agjencia ONTIME CONCEPT u krijua në vitin 2003.
Si pjesë e kompanisë Agna Group, ajo ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve e deri tek studimet e tregut e marrëdheniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri.
Vizioni
Ne jemi të orientuar drejt nevojave të klientit.
Ne jemi të angazhuar plotësisht për nevojat e klientëve tanë, në mënyrë që ata mund të bëjnë një ndryshim dhe të kenë sukses në përforcimin e pozitës së tyre si biznes dhe imazhin e korporatës së tyre.
Ne krijojmë një model komunikimi konkurrues dhe efektiv, duke u bazuar në një ekip profesional me njerëz dinamik që ofrojnë një mbështetje të fortë për klientin që nga paketimet deri tek eventet si dhe prej promocioneve deri tek spotet në TV & Radio.
Ne ofrojmë risi, insipirim dhe zgjidhje totale komunikimi. Ne kemi njohuri të konsiderueshme për nevojat e klientëve tanë; ne krijojmë mesazhe speciale që përfshijnë audiencën e synuar nga klienti.
Ne veprojmë në mënyrë proaktive dhe produktive duke marrë iniciativat e duhura në kohën e duhur.
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, ne kemi pasion për atë që bëjmë e jemi të dedikuar plotësisht në punën tonë.
Shërbime: