Kërkim-Zhvillimi dhe Inovacioni
Në Agna përpiqemi vazhdimisht të përmirësojmë portofolin tonë dhe t'u ofrojmë konsumatorëve produkte/marka të shkëlqyera dhe cilësore të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre të përditshme.
Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë departamentin RID vendimtar në modelin tonë të biznesit dhe investitorët e Agna po fokusohen dhe investojnë ndjeshëm duke synuar të ofrojnë shërbimet dhe produktet/markat më të mira për konsumatorët.
Është detyra jonë të plotësojmë nevojat vazhdimisht në ndryshim të konsumatorëve. Është përgjegjësia jonë të dëgjojmë dhe t'u përgjigjemi në kohë nevojave të tyre. Për këtë, Agna përmes departamentit RID, kërkon gjithmonë të përqafojë teknologji dhe praktika të reja, në bashkëpunim me specialistë (si kompani ashtu edhe individë) dhe universitetet më të mira.