Politika e cilësisë dhe sigurisë e ALFA SH.A bazohet në Parimet e standardeve të implementuara, ka të përcaktuara Objektivat dhe Metodat e saj për të arritur objektivat e përcaktuar.
Kjo politikë komunikohet në të gjitha nivelet e personelit të ALFA SH.A si pjesë e procesit të drejtimit dhe njohjes së tyre, me të gjithë parimet dhe proceset e punës brenda fabrikës. Kjo politikë është e publikuar në fabrikën e ALFA SH.A dhe e hapur për publikun në faqen e tij të internetit.
Parimet e politikës
Politika e ALFA SH.A, siç përcaktohet nga Administratori i përgjithshëm i ALFA SH.A, themelin e vet e ka në angazhimin e vazhdueshëm për ti ofruar konsumatorit produkte të sigurta dhe cilësore, që jo vetëm i përgjigjen por edhe i tejkalojnë pritshmëritë e tyre, përmes novacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Për të arritur këtë qëllim primar, ALFA SH.A ka përcaktuar:
- Identifikimin e kërkesave të konsumatorit, krahasimin e performancës së tij përkundrejt këtyre kërkesave, dhe investimi në përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve të ofruara për të përmbushur e tejkaluar pritshmëritë;
- Propozimin e risive të vazhdueshme në produktet e ofruara;
- Zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të sigurta dhe cilësore që nuk përmbajne organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ);
- Plotësimin e kërkesave të konsumatorëve dhe të palëve të interesuara për sa i përket aspekteve të sigurisë dhe cilësisë së produkteve, si dhe impaktit të pashmangshëm mjedisor, ekonomik e social në komunitet dhe terren;
- Në mbështetje të kërkesave dhe pritshmërive të klientëve aktualë dhe potencialë, si një ndër prioritet e kompanisë invenstimin e vazhdueshëm, përmes trajnimeve e kualifikimeve në personel, si një nga asetet më të vyera të kompanisë;
- Plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave, standardeve të tjera kombëtare e ndërkombëtare, kërkesave të partnerëve tanë PepsiCo, Lipton, Heineken, etj referuar gamës së gjerë të produkteve të ALFA SH.A.
- Përfshirjen dhe angazhimin e niveleve drejtuese në mbikëqyrejen dhe zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e kompanisë.
Objektivat e cilësisë dhe sigurisë ushqimore
Objektivat e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të përcaktuara nga nivelet me të larta drejtuese të kompanisë janë:
- Njohja nga sektori në të cilin ushtron aktivitet fabrika si një sigurues produktesh cilësore dhe të sigurta, me përkushtim dhe profesionalizëm.
- Ushtrimi i aktivitetit në mënyrë të përgjegjshme, transparente, objektive dhe eficente në çdo hallkë të tij.
- Të ruajë dhe mirëmbajë integritetin e aktivitetit të auditimit dhe certifikimit.
- Të trajtojë dhe menaxhojë ankesat apo apelimet në kohën dhe mënyrën e duhur, dhe aty ku është e nevojshme të marrë masa korrigjuese dhe parandaluese.
- Të sigurojë se dokumentet dhe të dhënat e marra nga klientët, të klasifikuara si konfidenciale, nuk bëhen publike pa të drejtë.
Metodat e cilësisë
Objektivat e mësipërme të përcaktuara nga kompania do të përmbushen nëpërmjet zbatimit të:
- Zhvillimit të Auditimeve të Brendshme;
- Zhvillimit të kontrolleve periodike të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, për të përcaktuar efektivitetin e tij në arritjen e objektivave, nga palë të treta (trupa të akredituar) ;
- Përdorimit dhe menaxhimit të burimeve të mjaftueshme për të arritur objektivat e cilësisë;
- Komunikimin e qartë të kësaj politike si dhe mekanizmat e nevojshëm për të përmbushur këtë politikë, për të gjitha nivelet e personelit;
- Zhvillimit dhe trajnimit të rregullt të personelit.
Metodat e sigurisë ushqimore
- Zbatimi i Planeve HACCP i cili i takon të gjithëve antarëve të stafit të kompanisë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga Komiteti i Higjenës dhe Sigurisë së Ushqimit.
- Zbatimi i sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore nga të gjithë antarët e stafit të komanisë bën që rreziqet e mundshme të produktit dhe të sigurisë së konsumatorit gjatë prodhimit, paketimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produktit të zvogelohen nëse nuk eleminohen.
Politika e kompanisë tonë shpreh qartë vizionin e saj në fjalinë e mëposhtme:
Asnjë kosto financiare nuk mund të zëvendësohet me vlerën e kënaqësisë së klientëve, kur shqetësimi ynë është që ti ofrojmë atyre produkte cilësore dhe të sigurta.