AGNA Sh.a u krijua nga bashkimi i kompanive ANONIME KAKAVI Sh.a (krijuar në 1991) dhe AGNA INVESTITOR Sh.a.

Profili i kompanisë

AGNA Sh.a operon në sektorët: distribucion i produkteve të konsumit të shpejtë; hoteleri; investime në prona të patundshme; hidroenergji. Aktivitetin e saj e ka shtrirë edhe në rajon.

Sektori i distribucionit të produkteve të konsumit të shpejtë të Agna sh.a, ka një portofol të pasur me brande ndërkombëtare të kompanive të mirënjohura si Nestle, Chipita, Lay’s, Marbo, Misko, Barrilla, Heinz, Karelia, Mega, etjerë.

  • AGNA Sh.a ka 277 punonjës. I gjithë stafi i AGNA Sh.a ndjek programin e plotë të Agna Leadership Academy mbi ndërtimin e mendësisë dhe kulturës së duhur, si edhe trajnime të vazhdueshme dhe bashkëkohore mbi fushat e ndryshme të operimit në biznes si: prodhim, financë, marketing, inovacion, design, etjerë.
  • AGNA Sh.a ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar distribucioni në të gjithë Shqipërinë, me rreth 40 partnerë lokalë.
  • AGNA Sh.a ka asete kapitale: magazina, zyra, prona të patundshme, flotë distribucioni etj.
  • AGNA Sh.a është një bashkëpunëtor serioz për sistemin bankar, tatimor, dhe gjithë institucionet kombëtare e ndërkombëtare me të cilat ka bashkëpunim.
  • Si pjesë e Agna Group, AGNA Sh.a ka dedikim të jashëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të biznesit, në përmbushjen e nevojave të klientëve dhe konsumatorëve.

Misioni

AGNA SH.A. ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

1588746626_Annotation20200506082948.jpgMaritim Hotel Plaza Tirana

croped_1641297781_waterdamhydropowerplanthydroelectricvector26751523.jpgHec Sasaj

Produkte

Ushqime / Snack / Kafe & Çaj / Të ngrira &  Akullore / Detergjentë & Higjiena