Agjencia ONTIME CONCEPT u krijua në vitin 2003, si pjesë e Agna Group, për t’ju ardhur në ndihmë organizatave të biznesit në krijimin e strategjive marketing dhe shitjeje, në organizimin e aktiviteteve promocionale, në studime tregu dhe marrëdhënie me mediat, duke plotësuar kështu një gamë të gjerë e shumë të rëndësishme të nevojave të bizneseve.
Orientuar drejt nevojave të klientit, të angazhuar plotësisht për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për të ofruar avantazh konkurrues në treg, OnTime Concept krijon sukses duke forcuar pozitën e biznesit dhe imazhin e korporatës.
Ekipi profesionist i OnTime Concept ofron mbështetje strategjike, afatgjatë për klientët, nga konceptimi tek realizimi final, multi-dimensional i komunikimit dhe aktivizimit të brandeve, fushatave të integruara marketing 360 gradë.
OnTime Concept vepron në mënyrë proaktive dhe produktive duke marrë iniciativat e duhura në kohën e duhur. Klientët tanë janë partnerët tanë. Suksesi ynë matet me suksesin e tyre.
ONTIME CONCEPT ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!
Mësoni më shumë mbi produktet dhe shërbimet tona.