Fazat nëpër të cilat kalon procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes në Agna Group shërbejnë për identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm për kompaninë duke qenë në përputhje me filozofinë e biznesit, misionin dhe objektivat vizionarë, vlerat bazë dhe politikat e kompanisë.
Në mënyrë të përmbledhur, fazat nëpër të cilat kalon procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes në Agna Group janë:
Në momentin që kompanitë ose departamentet e Agna Group, në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, identifikojnë nevojën për krijimin e një pozicioni vakant, parashtrojnë kërkesat dhe kriteret specifike për pozicionin.
Të gjitha njoftimet vendosen në faqen zyrtare të Agna Group, në programet e komunikimit të brendshëm, postohen në mediat sociale dhe portalet e punësimit apo vendet e tjera të zgjedhura sipas rastit. Njoftimi përmban kriteret, kërkesat dhe detyrat kryesore të pozicionit të punës.
Çdo person mund të aplikojë në përputhje me afatet e njoftimit nëpërmjet plotësimit të formularit on-line në faqen zyrtare të kompanisë, ose duke plotësuar të dhënat dhe ngarkuar CV-në në linkun e njoftimit përkatës, ose mund të paraqitet pranë zyrave të Agna Group për të plotësuar Formularin e Aplikimit për Punësim.
Pasi shqyrtohen të gjitha CV-të dhe formularët e aplikimit, bëhet përzgjedhja paraprake e aplikantëve që përmbushin pjesën më të madhe të kritereve të përcaktuara në njoftimin për pozicionin e lirë.
Në këtë fazë të procesit zhvillohet një intervistë e strukturuar telefonike me të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur prej CV-ve dhe formularëve të aplikimit dhe caktohet një ditë dhe orar i përshtatshëm takimi me ata kandidatë që konfirmojnë përputhshmërinë me kriteret e kërkuara për pozicionin vakant.
Intervista e parë konsiston në realizimin e një interviste të strukturuar, në realizimin e testimit/testimeve përkatëse nga ana e kandidatit që mat aftësitë teknike në varësi të pozicionit të punës dhe në realizimin e një testi për profilin psikologjik.
Paneli përzgjedhës është i përbërë nga dy deri pesë persona që do të vlerësojnë në detaje aftësitë teknike të kandidatëve të përzgjedhur nga intervista e parë. Në panelin përzgjedhës merr pjesë një përfaqësues i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe të paktën një përfaqësues nga departamenti që ka bërë kërkesën për pozicionin vakant ose një ekspert i brendshëm ose i jashtëm që do të vlerësojë njohuritë teknike të kandidatëve.
Në këtë fazë të intervistës realizohen një ose më shumë takime me drejtuesin e drejtpërdrejtë ose me drejtuesit e tjerë të lartë të kompanisë për të marrë një vendim përfundimtar për kandidatin që i përshtatet më mirë pozicionit të lirë të punës.
Në fazën e fundit të këtij procesi, drejtuesi i drejtpërdrejtë në bashkëpunim me departamentin e Burimeve NJerëzore i komunikon kandidatit të përzgjedhur kushtet e punës, paketën e përfitimeve dhe detaje të tjera specifike që lidhen me pozicionin. Pas këtij komunikimi, kandidati fitues bie dakord ose jo për të qenë pjesë e kompanisë në pozicionin ku ka aplikuar.