Rruga Jonë

“Rruga jonë” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, rrugën drejt suksesit. Ajo shpreh frymën, kulturën e korporatës, mënyrën se si ne punojmë dhe si i frymëzojmë njerëzit tanë të punojnë në Agna Group.

“Rruga jonë” është një “formulë unike” që ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si suksesi dhe një cilësi më e mirë e jetës mund të arrihet. Suksesi në biznes nuk është produkt i një rastësie të çmendur, apo ëndrre të bukur, por frut i përkushtimit në një filozofi të ndërtuar me dashuri.

“Rruga jonë” drejton atë që bëjmë në të tashmen dhe nxit vizionin tonë për të ardhmen. Na ndihmon të kuptojmë “pse-në” dhe “si-në” e rrugëtimit tonë. Kjo rrugë/filozofi është sfiduese, por garanton sukses në vazhdimësi. Kjo rrugë është ndërtuar mbi parime të forta, mbi dashurinë, pasionin dhe përkushtimin për misionin dhe vizionin tonë.

“Rruga jonë” ka vlerë unike si një filozofi suksesi dhe njëkohësisht një manual praktik, i vlefshëm për çdo njeri që ka zgjedhur të jetojë në botën e bukur dhe dinamike të biznesit.

Filozofia jonë udhëheq kulturën e korporatës sonë.

1640617267_postereshterrugajone.jpg

 

KULTURA E KORPORATËS

Kultura është mjedisi dhe ajri që thithim brenda organizatës, është shpirti unik dhe shkëndija që i jep jetë çdo projekti apo ideje. Ajo është forca që e çon përpara biznesin. Kultura e korporatës gjendet në gjërat e shkruara dhe të pashkruara, në historitë që u tregojmë punonjësve të rinj ndërsa u përgjigjemi pyetjes së tyre: “Si bëhen gjërat në këtë organizatë?”

Kultura ndihmon në ndërtimin e sistemit të duhur imunitar të organizatës. Ajo ofron kontekstin brenda së cilit njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, me klientët, konsumatorët, partnerët, etj.

Kultura e korporatës është filozofia e biznesit e vënë në praktikë, prandaj ndihmon filozofinë e biznesit të bëhet realitet biznesi.

Shtatë kolonat bazë të filozofisë tonë janë:

1. Në themel vlerat bazë;

2. Frymë lidershipi në çdo nivel;

3. Përmirësim & Inovacion i vazhdueshëm;

4. Komunikim i hapur dhe Me respekt;

5. Mençuri në vendimmarrje & Shpejtësi në zbatim;

6. Përballja me realitetin & Objektiva sfidues;

7. Vetëdisiplinë & Argëtim.                

Shtatë kolonat e modelit “Rruga Jonë” janë të harmonizuara dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në këtë model dinamik, çdo element ndikon tek elementët e tjerë. Vlerat bazë janë në zemër të tij, janë themelet në të cilat është ndërtuar filozofia e Agna Group.

Implementimi i filozofisë së Agna Group është thelbësor për ndërtimin e një organizate solide, të shëndetshme dhe të suksesshme.