Projekte Energjitike

HEC SASAJ

Hidroçentrali i Sasajt shtrihet në pjesën Jug - Perëndimore të vendit buzë detit Jon, në rrugën automobolistike Vlorë –Sarandë, në largësi rreth 20 km nga Saranda.

Aksi i Hidroçentralit të Sasajt vendoset në një kodër në VP të fshatit Lukovë, dhe zhvillohet përgjatë përroit të Bunecit, në faqen e orientuar përballë Sasajt. Ky hidroçentral është i tipit me derivacion, ka fuqi të vendosur 8000 kW (2x4000 kW) dhe prodhim mesatar vjetor energjie prej 38 milion kWh, e llogaritur kjo duke zbritur prurjen në periudhën e ujitjes. Prurja e ujit është 3.2 m3/sek dhe rënia llogaritëse 217 m.