ALFA SH.A. është botiluese/prodhuese zyrtare për Shqipërinë dhe Kosovën e Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; Prodhuese e ujit të famshëm Glina, e ujit mineral natyral Spring, e pijes energjike Dragon Heart dhe e birrës Elbar; Distributor i birrave Heineken, Amstel; e produkteve alkoolike të kompanisë së mirënjohur DIAGEO.

Profili i kompanisë

ALFA SH.A. u themelua më 1992 nga aksionerët: Vasil NAÇI, Kosta SOTIRI, Kristo NAÇI, Georg ZOIDIS. Zyrat qëndrore u vendosën fillimisht në Vrisera, Gjirokastër.

ALFA SH.A e filloi aktivitetin e saj të biznesit si distributor zyrtare e Amstelit dhe Pepsi Co. Në 1997, një moment historik për ALFA SH.A, shënoi fillimin e aktivitetit të prodhimit. ALFA SH.A ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë (në jug të Shqipërisë), e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e Ujit të Famshëm Glina. Suksesi e çoi ALFA SH.A në marrjen e statusit të Botiluesit zyrtar për territorin shqiptar në 1999. Në vitin 2020, ALFA SH.A filloi prodhimin e birrës Elbar, e cila është edhe birra numër 1 në Shqipëri.

  • ALFA SH.A. ka 727 punonjës. Ata trajnohen vazhdimisht nga kompanitë lider në teknologjitë e prodhimit si Krones, si edhe nga partnerët ndërkombëtarë si PepsiCo, Uniliver dhe Heineken.
  • I gjithë stafi i ALFA SH.A ndjek programin e plotë të Agna Leadership Academy mbi ndërtimin e mendësisë dhe kulturës së duhur, si edhe trajnime të vazhdueshme dhe bashkëkohore mbi fushat e ndryshme të operimit në biznes si: prodhim, financë, marketing, inovacion, design etjerë.
  • Teknologjia super moderne, siguron cilësi maksimale dhe eficencë në operacionet e prodhimit. Kjo mundëson plotësimin e standarteve më të larta të cilësisë së prodhimit dhe përmbushjen e nevojave të klientëve dhe konsumatorëve tanë.
  • ALFA SH.A.ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar distribucioni në të gjithë Shqipërinë, me rreth 40 partnerë lokalë.
  • ALFA SH.A. është një partner dinjitoz i kompanive ndërkombëtare si PepsiCo dhe Unilever të cilat i kanë besuar edhe projekte co-packing për tregje të tjera jashtë Shqipërisë, si Greqia, Izraeli, ejt.
  • ALFA SH.A është një bashkëpunëtor serioz për sistemin bankar, tatimor, dhe gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare me të cilat ka bashkëpunim.
  • ALFA SH.A punon me dedikim dhe profesionalizëm për ndërtimin e brandeve të forta dhe promovon inovacionin për të ofruar produkte, shije dhe paketime që janë të dëshiruara e të nevojshme për konsumatorët.
  • Si pjesë e Agna Group, ALFA SH.A ka dedikim të jashëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të zinxhirit të biznesit, nga përzgjedhja e lëndëve të para, prodhimit, magazinimit, shpërndarjes, marketingut strategjik të brandeve e deri tek marrëdhënia me konsumatorin.

 

Misioni

ALFA SH.A. ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

Produkte

Ujë & Freskuese / Birra & Alkoolike