Internship

Praktika Mësimore

Të gjithë studentët që duan të kryejnë praktikën mësimore në Agna Group duhet të paraqesin vetë, ose nëpërmjet universitetit përkatës, një kërkesë me shkrim ku të përcaktohet:

•       Emri dhe mbiemi i studentit që do të kryejë praktikën mësimore.

•       Universiteti nga vjen.

•       Dega ku studion.

•       Afati i kryerjes së praktikës mësimore.

•       Departamenti ku dëshiron ta kryejë.

•       Dokumentat që duhen plotësuar nga ana e universitetit dhe e Agna Group.

 

Në rast përgjigjeje pozitive, përpara fillimit të praktikës mësimore, studentët do të zhvillojnë një trajnim të shkurtër pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore, në lidhje me:

•       Njohjen e Agna Group.

•       Njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron Agna Group.

•       Rregullat e brendshme të kompanisë dhe të zhvillimit të praktikës mësimore.

•       Kodin e Etikës dhe Sjelljes në Biznes.

•       Filozofinë e Etikës së biznesit në Agna Group .

•       Njohjen e kompanisë apo departamentit ku do të zhvillohet praktika mësimore.