Agna Group Headquarters

Agna Group është themeluar në vitin 1991 dhe është kompania lider në sektorin FMCG.

Ajo është prodhuese e brandeve të mirënjohura shqiptare: Glina, Spring, Elbar, Dragon Heart dhe përfaqësuese zyrtare e brandeve me famë ndërkombëtare si: Pepsi, Nestle, Heineken, Lipton etj.

Aktiviteti i saj përfshin prodhimin, shërbimin, shpërndarjen, hidroenergjine, sektorin reklama/advertising, sektorin e ndërtimit, etj.

Misioni i Agna Group është: Të punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për punonjësit, partnerët dhe komunitetin, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.