A jeni gati ti bashkoheni skuadrës sonë? AGNA GROUP dëshiron të mirëpres një punonjës energjik dhe të vendosur, drejtues të aftë që i sheh sfidat si mundësi për pozicionin e Supervizorit në Departamentin Snack për qytetin e Shkodrës.
Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:
- Drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet e skuadrës së shitjes, me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilesorë të miratuara;
- Kujdeset për brandet, imazhin dhe per asetet e kompanisë;
- Përkrah dhe nxit shitjen për produktet e reja;
- Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania;
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënieve të mira me klientët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg;
- Shton në mënyrë të pandërprerë njohuritë, aftësitë personale e profesionale.
Kriteret:
- Arsimi i Lartë, diploma pasuniversitare përbën avantazh;
- Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në sektorin FMCG është avantazh);
- Të paktën 2 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh;
- Leje drejtimi automjeti;
- Njohja shumë e mire e gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
- Njohuri në Microsoft Office.
Dërgoni CV-in tuaj tek hr@agnagroup.om
Afati i aplikimit: 14.02.2023