Amstel: Një fushatë e re, plot kujtime dhe emocione të vërteta.

Këtë vit, Amstel vjen me një fushatë të re që na fton të rijetojmë gjithë emocionet dhe kujtimet e bukura që kemi ndarë përgjatë 34 viteve bashkë në Shqipëri. Nga tryezat familjare tek momentet festive me miqtë, Amstel ka qenë gjithmonë aty si një mik i mirë dhe besnik.

Slogani legjendar "Ç’KENI MORE, KËSHTU MË PËLQEN" në fillim të viteve '90 u kthye në simbol të lirisë dhe dëshirës për të jetuar jetën ashtu siç dëshironim. Ishte një mesazh i thjeshtë, por i fuqishëm, një shprehje spontane që mbeti në kujtesën e të gjithëve.

Amstel është kthyer në pjesë të përditshmërisë sonë, në çdo tryezë, në çdo festë, në çdo çast kuptimplotë. Nga një brez në tjetrin, është trashëguar jo vetëm shija, por edhe ndjesia e ngrohtësisë që ajo sjell me vete.

Fushata e re: Disa momente ia vlen të rijetohen!

Fushata e re e Amstel na fton të festojmë dhe të rijetojmë ato momente që kanë vërtet kuptim, momentet e vërteta, ato momente që do të qëndrojnë gjatë në kujtimet tona. Jo vetëm ngjarjet e mëdha, por edhe ato të vogla – një buzëqeshje në fund të ditës, një përqafim i papritur, një darkë e zakonshme që kthehet në një kujtim të paharruar. Janë këto momente të sinqerta, pa filtra, që meritojnë të festohen me njerëzit që duam dhe me një birrë të dashur si Amstel.

Kjo fushatë është një emocion, një ftesë për të ndalur për një moment dhe për të reflektuar mbi të gjitha kujtimet që kemi ndërtuar – dhe ato që ende na presin. Sepse jeta është e bukur në thjeshtësinë e saj, dhe çdo moment i bukur ia vlen të rijetohet… me Amstel.

Disa momente ia vlen të rijetohen!