Në sondazhin traditë të medias së mirënjohur “Koha Jonë”, z.Vasil Naçi, President & CEO i Agna Group, u shpall “Biznesmeni i Vitit 2021”. Një çmim ky për investimet, punësimin dhe kulturën e të bërit biznes, rezultat i votimit online nga dhjetra mijëra lexues dhe ndjekës të kësaj media në mbarë botën shqiptare.
Për anëtarët e Agna Group dhe gjithë dashamirësit e saj, ky vlerësim është një tjetër provë që filozofia e të bërit biznes, kultivimi i frymës së lidershipit dhe kultura e Agna Group, janë të duhurat dhe përmbushin misionin tonë për një jetë më të mirë, me përgjegjshmëri sociale dhe duke prirë në treg. Ky vlerësim është një shtysë më shumë për të gjithë punonjësit e Agna Group, që të vijojnë të japin më të mirën, të rrisin edhe më shumë standardet personale, kontributin dhe vlerën në shoqërinë tonë.