Çdo gjë ndryshon me LIPTON ICE TEA - Një epokë e re freskie në tregun shqiptar!

Lipton Ice Tea, një nga brand-et më të njohura të çajit të ftohtë në botë dhe e pranishme në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, sjell një risi të dyfishtë në treg: lançimin e paketimit PET në formatet 0.5L dhe 1.5L, si dhe fushatën e re ndërkombëtare “Çdo gjë ndryshon me Lipton Ice Tea”, që sjell një histori të re për brand-in dhe për mënyrën se si konsumatorët e përjetojnë çajin e ftohtë.

Formatet e reja PET janë tashmë të disponueshme për të tre shijet më të njohura, me ekstrakte natyrale çaji - Limon, Pjeshkë dhe Çaj jeshil, dhe prodhohen për herë të parë në Shqipëri në linjën e re aseptike në fabrikën e Glinës. Ky është një investim madhor në teknologjinë më moderne që garanton cilësi të lartë, freski dhe siguri ushqimore.

Fushata e re: “Çdo gjë ndryshon me Lipton Ice Tea”

Fushata është ndërtuar mbi një të vërtetë themelore të Lipton Ice Tea: çaji, si përbërës natyral, ka një efekt të menjëhershëm në trup dhe mendje – duke përmirësuar përqendrimin dhe gjendjen emocionale. Lipton Ice Tea na tregon se kur ne ndihemi ndryshe, ne veprojmë ndryshe - dhe kjo sjell një ndryshim të vërtetë në jetën tonë të përditshme.

Me formatet e reja PET dhe fushatën e re, Lipton Ice Tea forcon më tej pozicionin në tregun shqiptar si një brand që zhvillohet, investon dhe komunikon në mënyrë kuptimplote me konsumatorët.

Çdo gjë ndryshon me Lipton Ice Tea.