Fjongo rozë më kujton! Agna Group mbështet fushatën kundër kancerit të gjirit nga YWCA of Albania.
YWCA of Albania shënon vitin e 11 në nismat për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.
Organizata dhe partnerët mbështetës janë të angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Këto nisma janë simbolika të punës, të mesazheve të forcës e guximit, që shprehen në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale.
Kauzën e mbështeti ambasadorja e YWCA of Albania, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho e cila zhvilloi koncertin e bamirësisë dedikuar Fjongos Rozë. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e fjongos rozë!