Heineken shpërblen konsumatorët me një eksperiencë unike!

Heineken shpërblen konsumatorët me një eksperiencë unike!

20 konsumatorë shqiptarë shijuan një experiencë fantastike në ndeshjen gjysmë finale të UEFA Champions League, Real Madrid VS Bayern Munchen.

Përgjatë gjithë sezonit të  UEFA Champions League, Heineken realizoi një fushatë angazhuese, ku çdo javë shpërbleu konsumatorët, me plot dhurata të ndryshme si çanta dhe topa futbolli, frigoriferë të mbushur me birrë dhe më fatlumet ishin ata që fituan biletë për të ndjekur 'live' në Stadiumin "Santiago Bernabeu", super ndeshjen mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Secili nga konsumatorët e Heineken ka patur mundësinë të bëhej pjesë e promocionit, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke e regjistruar atë tek adresa www.heineken.com .

Pjesa tjetër e fituesve u zgjodh në shorteun e organizuar në datën 18 Prill në Plaza, në një Event Special të Heineken. Nën tingujt e muzikës fantastike të bandës "Offchestra" dhe plot performancave të tjera artistike, konsumatorët besnikë të birrës Heineken shijuan një mbrëmje të veçantë.

Për 20 fituesit e Heineken, kjo eksperiencë do të mbetet e paharrueshme dhe unike.

Të shikoja skuadrën time të preferuar ‘live’ në stadium - ishin ndër emocionet më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë -. Faleminderit Heineken për këtë mundësi”, u shpreh një nga fituesit e promocionit të Heineken.

Heineken, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, platformës botërore më premium të futbollit, çdo sezon të UEFA Champions League sjell në Shqipëri surpriza pa fund për konsumatorët e saj sportdashës dhe jo vetëm.