Heineken Silver

Heineken Silver u lançua në tregun Shqiptar në muajin Qershor, si surpriza më e re e kësaj vere për të gjithë konsumatorët shqiptarë. Heineken Silver, është një birrë lager premium ekstra freskuese dhe e lehtë për t’u pirë, që të gjithë mund ta shijojnë.

Heineken Silver është më shumë se vetëm një birrë me 4% alkool, ai është një qëndrim i freskët ndaj birrës. Është një birrë gjithëpërfshirëse me një shije të këndshme e mbështjellë me një pamje super të ftohtë dhe bashkëkohore. Përgatitet me të njëjtat parime dhe pasion për cilësinë si Heineken Original. Por për të krijuar shijen ekstra freskuese të Heineken Silver, ne përdorim një proçes prodhimi në -1 °C, që rezulton në një birrë të freskët dhe të lehtë për t’u pirë në më shumë raste konsumi.

Për sa i përket pakëtimit, Heineken Silver sjell një shije komplet të re, me një pamje të re dhe të freskët që i përshtatet asaj. Etiketa ikonike e gjelbër e Heineken është kthyer në ngjyrë bruz, duke reflektuar aromën tepër freskuese të saj dhe duke e veçuar atë nga birra jonë e prodhuar me recetën origjinale.

Në Shqipëri, Heineken Silver do jetë i disponueshëm në të gjitha pikat e shitjes me shumicë ashtu edhe në kanale të ndryshme të shitjes me pakicë.

Heineken Silver nis rrugëtimin e tij, duke aspiruar të bëhet birra e preferuar e një audience që krijon tendencat e sotme dhe formon botën e së nesërmes. Ai u drejtohet njerëzve që tërhiqen nga opsione më inovative në jetën e tyre të përditshme, ndërkohë që kërkojnë shije më pak të hidhur dhe më të lehtë për t’u shijuar në raste të ndryshme, qoftë me shoqërinë apo vetëm.

Heineken Silver, Shije ekstra e freskët!