“Festa e Miqësisë”, për të pestin vit rradhazi vijoi rrugëtimin në 10 qytete të Shqipërisë, duke ofruar çdo fundjavë vere një atmosferë unike në qendrat dhe pedonalet e qyteteve, me muzikë live nga artistët më të mirë, aktivitete për të gjithë pjesëmarrësit dhe plot surpriza nga birra Elbar.
Miqtë specialë të kësaj feste, Juliana Pasha, Anxhela Peristeri, Orgesa Zaimi & Land Kademi, Venera Lumani & Lind Islami, Kachinari, Urban Band dhe Gerta Mahmutaj shoqëruan mbrëmjet verore në çdo qytet.
Në “Festën e Miqësisë” konsumatorët shijuan edhe surprizën e kësaj vere, birrën Elbar Weiss. “Festa e Miqësisë” promovoi gjithashtu traditat e çdo zone ku u zhvillua, vendet turistike, ushqimet tradicionale, por edhe mikpritjen në çdo kënd të Shqipërisë, nga Gjirokastra deri në Shkodër.
“Festa e Miqësisë” do të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe gjatë vitit 2020 me më shumë surpriza, duke ju dhënë mundësinë konsumatorëve të shijojnë birrën Elbar në atmosferën e mrekullueshme të kësaj feste. Festa e Miqësisë, festë për miq të vërtetë!