59,8%* ZGJODHËN SHIJEN E PEPSI-T!

Eksperienca shumë e njohur e sfidës së shijes për pijet freskuese me gaz erdhi për të dytin vit rradhazi në Shqipëri. Kjo eksperiencë, e quajtur “Pepsi Taste Challenge”, është prezantuar për herë të parë nga Pepsi Co, kompania prodhuese lider e pijeve joalkoolike dhe produkteve ushqimore, më shumë se 40 vite më parë në Kanada. 


Sot, kjo sfidë organizohet në shumë vende të Europës si në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Angli. Ky projekt u zhvillua gjatë verës në qytete dhe plazhe të ndryshme të Shqipërisë dhe konsumatorët shqiptarë zgjodhën pijen e tyre të preferuar. 


“Pepsi Taste Challenge” filloi në Korrik dhe përfundoi në fund të muajit Gusht, duke i shtuar më shumë argëtim pushimeve verore. Pjesëmarrësit, bazuar në shijen e tyre, përcaktuan se cila nga pijet freskuese, me logo të fshehur në momentin e testimit, ishte preferenca e tyre e parë.  Të gjitha të dhënat e pjesëmarrësve u regjistruan online dhe vetë konsumatori kishte mundësinë të përzgjidhte vetë preferencën e tij duke shtypur butonin përzgjedhës në programin live, në tablet.


Ekzaktësisht 11,066 persona morën pjesë në këtë sfidë gjatë muajve Korrik-Gusht, ku 59.8% e këtyre konsumatorëve zgjodhën shijen e Pepsi-t si të preferuarën e tyre. Preferencat e konsumatorëve, kombinuar me shijet e tyre të përditshme, na treguan disa rezultate shumë interesante: 57% e konsumatorëve që preferojnë muzikën Pop zgjodhën shijen e Pepsi-t, 56% e atyre që preferojnë picat zgjodhën Pepsi dhe 55% e atyre që ndjekin futbollin, preferojnë Pepsi!


Ishte një rrugëtim shumë i veçantë 2-mujor ku patëm mundësinë të njihnim akoma më shumë konsumatorët e Pepsi-t, por edhe shumë konsumatorë që gjatë kësaj sfide kuptuan se Pepsi është pija e tyre e preferuar, e do të vazhdojnë ta konsumojnë me besnikëri në të ardhmen. Pepsi është prezent në Shqipëri që prej vitit 1991 dhe sot botilohet dhe shpërndahet në të gjithë Shqipërinë duke ruajtur cilësinë e lartë sipas kërkesave dhe standardeve të Pepsi CO.


Faleminderit që morët pjesë në këtë sfidë të bukur. Faleminderit që zgjodhët Pepsi si freskuesen tuaj të preferuar.

Pepsi  #fortheloveofit