Këtë vit, Elbar vjen plot risi!
Me një ridizenjim të logos, brandi merr një pamje të fuqishme, moderne dhe të lidhur ngushtë me traditën shqiptare. Elementet e reja vizuale dhe harmonizimi i tyre nxjerrin në pah origjinën e Elbar-it, birrës që shqiptarët e kanë në zemër.
Identiteti i ri visual gjendet tashmë në të gjitha paketimet Elbar edhe në të gjitha materialet komunikuese të brandit.
Nepermejt një fushate të re komunikimi Elbar prezantoi një spot të ri fantastik, xhiruar në Shqipëri.
Një fushatë dedikuar miqësisë së vertetë, mikpritjes shqiptare dhe birrës më të mirë në vend, Elbar.
Fokusi i fushatës: Kush jemi, përcakton cilësinë e miqësive që kemi. Sa më shumë shqiptar të ndihemi, aq më e madhe është miqësia që na bashkon. Miqësia është e gdhendur në ADN-në tonë dhe e shfaqim atë nëpërmjet mikpritjes, një karakteristikë e shqiptarëve.
“Mikpritja shqiptare” përmban zakonet, ndaj familjes dhe miqve, kërkesën për angazhim, besnikëri dhe solidaritet në sjellje me të tjerët dhe sekretin e marrëdhënies me të huajt.
Pra, krahas mikpritjes që është karakteristike për shqiptarët, kemi edhe birrën më të mirë shqiptare, duke mbartur përkushtimin e tyre ndaj miqësisë dhe pasionin tipik shqiptar.
Koncepti frymëzohet nga shprehja tradicionale:
“Bukë, Kripë, Zemër” – simboli i mikpritjes shqiptare.
Kështu vjen në jetë tagline i ri i fushatës:
Elbar BIRRË, MIQ, ZEMËR