Festa e Miqësisë

Festa e Miqësisë

10 vite Festa e Miqësisë!

Si çdo verë edhe ketë vit Birra Elbar udhëtoi në shumë qytete të Shqipërisë për 24 ditë, duke dhuruar muzikë, argëtim dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky 10-vjetor solli një setup modern me elemente të rinj, që e bënë festën edhe më të veçantë.

 

Birra Elbar bëri bashkë miqtë, nën tingujt e artistëve më të dashur për publikun si: Anxhela Peristeri, Renis Gjoka, 3 Musketjeret, Devis Xherahu, Eranda Libohova, West Side Family, Mateus Frroku, Xhesika Polo, etj, të cilët gjallëruan mbrëmjet e shumë qyteteve duke kulmuar në datat 5-8 Shtator në kryeqytet, në sheshin Skënderbej në një atmosferë të jashtëzakonshme të cilës iu bashkuan edhe Luiz Ejlli, Aurela Gace dhe Three Dots.

Çdo ditë e Festës së Miqësisë solli muzikë të mirë, surpriza dhe shijen e birrës më të mirë shqiptare Elbar. Një festë që bashkoi miq, qytete dhe zemra.

Tradita e kësaj feste do të vazhdojë, duke sjellë çdo verë netë të paharrueshme me ELBAR, MIQ, ZEMËR.

(Fotogaleri)