FITUESIT E SHORTEUT TË HEINEKEN NDOQËN LIVE NDESHJEN AJAX - TOTTENHAM

 

 

 

 

 

 

 

35 fituesit e promocionit të Heineken në Shqipëri, ndoqën LIVE ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së UEFA Champions League, Ajax-Tottenham.

Fituesit patën fatin të ishin mes 54 mijë tifozëve të tjerë të futbollit në “Johan Cruyff Arena”, i cili ka marrë emrin nga futbollisti legjendar Johan Cruyff, dhe të shijonin këtë supersfidë midis dy skuadrave.

Mbrëmja e ndeshjes së kthimit, Ajax-Tottenham, do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë tifozëve të futbollit, si një ndeshje dramatike që dhuroi shumë emocione deri në minutën e 95-të, ku u shënua goli dhe ndryshoi lojën duke bërë të mundur fitoren e Tottenham-it.


Për 35 fituesit e Heineken, kjo eksperiencë mbetet e paharrueshme dhe unike pasi ju dha  mundësinë të përjetojnë nga afër emocione të papërsëritshme nga yjet e futbollit si Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Dele Alli, Christian Eriksen, etj..


Fituesit e Heineken patën mundësinë të vizitonin edhe vendet më të njohura turistike të Amsterdam-it si dhe të përjetonin Heineken Experience. Një tur i veçantë që ju tregoi se si nga një fabrikë e vogël birre, Heineken u shndërrua në birrën më të pëlqyer në botë.

Heineken, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, platformës botërore më premium të futbollit, çdo sezon të UEFA Champions League sjell në Shqipëri surpriza pa fund për konsumatorët e saj sportdashës dhe jo vetëm.